Shqipëri-Hungari, thellim bashkëpunimi në fushat ekonomike

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, priti në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, z. Péter Szijjártó. Ahmetaj rikonfirmoi dëshirën për të intensifikuar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, në interesin më të mirë të dy vendeve, sidomos në promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve të ndërsjella.

Nga ana e tij, Ministri hungarez vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe modelin ri ekonomik që ka implementuar, duke theksuar mbështetjen që Hungaria do të vazhdojë të japë për Shqipërinë në drejtim të integrimit të vendin tonë. Ministri Szijjártó shprehu gatishmërinë për mbështetjen e Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit, duke dërguar ekspertë përkatës, dhe informoi se nga janari i vitit 2015 në Ambasadën Hungareze në Tiranë do të hapet zyra për çështjet ekonomike e tregtare, e cila do të shërbejë në forcimin e lidhjeve dypalëshe. Gjithashtu, z. Szijjártó informoi se do të nxitet biznesi hungarez për të investuar në Shqipëri, duke u siguruar edhe mundësi financimi nga institucione financiare. Gjatë takimit, të dy Ministrat ndanë të njëjtin qëndrim sa u takon përpjekjeve të përbashkëta lidhur me lidhur me rritjen e volumit tregtar.

Advertisement