Shqipëri | Hartë për situatën e mbetjeve urbane

Për herë të parë vendi ynë do të ketë një hartë të plotë të pasqyrimit të situatës së mbetjeve urbane në gjithë vendin.

Sektori i Mbetjeve të Ngurta, në Ministrinë e Zhvillimit Urban është drejt përfundimit të një databaze, një hartë dhe një dokument përmbledhës që do të pasqyrojnë gjendjen aktuale të mbetjeve në gjithë Shqipërinë, nëpërmjet vizitave në terren në të gjitha Njësitë e Qeverisjes Vendore si dhe në mënyrë shkresore. Qëllimi i kësaj iniciative është të informojë komunitetin dhe gjithë të interesuarit me të dhëna të detajuara mbi vend depozitimet e mbetjeve të ngurta në NJQV, duke synuar që në përfundim të gjykohet mbi prioritizimin e këtyre vend depozitimeve, sipas rrezikshmërisë që paraqesin në aspektin e planifikimit të territorit dhe turizmit. Deri tani është kryer evidentimi i të dhënave dhe nevojave në 33 (nga 65) NJQV. Deri tani vërehet se venddepozitimet aktuale të mbetjeve kanë problematika thelbësore me kushtet minimale që duhet të ofrohen për një trajtim të mbetjeve të ngurta urbane. Landfillet aktuale, ndonëse ofrojnë kushte sanitare, kanë problematika të tjera për sa i përket kostove për mirëmbajten dhe mundësive për trajtim. Referuar politikave të fundit të BE-së, objektivat për minimizimin e mbetjeve që depozitohen në landfille, paraqesin vështirësi për realitetin shqiptar, konstatuar edhe nga vizitat në terren.

Advertisement