Policia shqiptare ka njoftuar zyrtarisht se, për dy ditë, përkatësisht, nga ora 07.00 e ditës së Martë, datë 27.09.2011, deri në orën 07.00 të ditës së Enjte, për shkak të një greve të punonjësve të Doganës Greke, në Pikat e Kalimit Kufitar me shtetin grek nuk do të lejohet kalimi i automjeteve, por vetëm i udhëtarëve. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, shpërndarë mediave, policia e shtetit kërkon nga qytetarët që të marrin masat e nevojshme, pasi në të gjitha pikat e kalimit me Greqinë do të bëhet vetëm përpunimi i personave. Ndërkohë Greqia është paralizuar nga një grevë 24 orëshe e transportit publik.


