Shqipëri – Gjëndje kaotike në porte, shkak moti i keq

Burime pranë Kapitenerisë së Portit, bëjnë me dijeni se dy tragete nga Bari nuk kanë mbërritur në port sipas orës së përcaktuar dhe mësohet se tragetet Joni dhe Athinaja anulluan udhëtimet për ditën e sotme. Ndërkaq, Kapiteneria ka dhënë urdhër të prerë për anijet e vogla që të mos dalin në det. “Peshkarexhat nuk lejohet të dalin në lundrim për peshkim”, mësohet të thonë zyrtarët e Kapitenerisë së Portit të Durrësit. Ndërkaq, e njëjta situatë mësohet të jetë edhe në portin e Vlorës, ku trageti i Brindizit ka ardhur me disa orë vonesë në breg për shkak të motit të keq. Edhe në këtë port, mësohet se është ndaluar dalja e anijeve në det të hapur.

Advertisement