Shqipëri – Dërgohet kontigjenti i dytë paqeruajtës në Cad

9 prej tyre janë oficerë, 25 nënoficerë dhe 29 ushtarë profesionistë, në krye të të cilëve është kapiten Mentor Palluci. Misioni do të zgjasë 6 muaj dhe do të ketë si detyra kryesore: shoqërimin e kolonave, shoqërimin e personalliteteve, ruajtjen e objekteve të vecanta dhe të sigurisë në bazë etj. I pranishëm në ceremoninë e përcjelljes së tyre ishte dhe ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, i cili gjatë fjalës së tij shprehu nderimin dhe krenarinë që mori pjesë në këtë ceremoni të përcjelljes së kontigjentit të dytë paqeruajtës në Cad.

Advertisement