Ai u shpreh se ato i hodhën më shumë benzinë zjarrit. “BE duhet ta mbajë të hapur ftesën për Shqipërinë. Por duhet bërë shumë progres. Ne duhet tu themi partive se duhet të kenë dialog me njeri-tjetrin. Zgjedhjet lokale nuk e kaluan krizën. I hodhën benzinë zjarrit”, tha eurodeputeti grek. Nga ana tjetër ai ka parashikuar dhe probleme ekonomike për Shqipërinë dhe një thellim të krizës. “Mund të ketë probleme ekonomike, sepse Shqipëria do të paguajë pasojat e krizës ekonomike, siç kanë vendet e tjera si Greqia”, tha ai. Chuntis u shpreh se është e nevojshme që të “thjeshtëzohet procesi elektoral. Sepse gjithmonë rezultatet do të kontestohen. Mendeoj se duhet të presim për një rezultat përfundimtar”, tha ai.


