Shqipëri | Alarmi: dhurojnë gjak të prekurit me sëmundje seksualisht të transmetueshme

njerez ne rruge

Epidemiologu i Drejtorisë së Shëndetit Publik të Tiranës, Halil Stana deklaroi se në një vit u zbuluan rastësisht 211 dhurues gjaku të prekur me Hepatitin B, 42 me Hepatit C ndërsa 9 dhurues gjaku u evidentuan me sifiliz. Ndërkohë edhe në QSUT dhe ISHP, nga analizat e gjakut janë evidentuar rreth 43 raste me hepatite virale si dhe 19 të prekur me HIV. Sipas specialistit të Shëndetit Publik, grupmosha e të prekurve është relativisht e re. Gjatë sezonit të verës, rreziku i përhapjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është i madh, si pasojë e hyrjeve dhe daljeve të shumta brenda e jashtë vendit. Specialistët i bëjnë apel sidomos të rinjve të përdorin masat mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale, ndërsa për personat e diagnostikuar me këto sëmundje këshillohet mjekimi sa më parë me medikamentet e duhura, pasi ata janë 10 herë më shumë të rrezikuar për t’u infektuar nga virusi HIV.  

Advertisement