Shqipëri – 1000 kuota të lira në Universitete

Në Universitetin e Tiranës në të tetë fakultetet e tij, në këtë fazë të dytë kanë mbetur 182 vende të paplotësuara. Në krye të listës për këtë fazë, me numër më të madh të vendeve të paplotësuara është Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, pasi ka 56 vende të lira. Në këtë fakultet më shumë vende të lira kanë degët Italisht, me 16 vende bosh, frëngjisht, 8 dhe gjermanisht me 7. Ndërsa, fakulteti që ka më pak vende të paplotësuara është Fakulteti i Mjekësisë, ku ka një vend të lirë në Stomatologji dhe një në Mjekësi të përgjithshme, si dhe Fakulteti i Drejtësisë, me 3 vende të paplotësuara. Më pas vjen Fakulteti i Ekonomisë dhe ai i Shkencave të Natyrës, respektivisht me 36 dhe 35 vende të lira. Ndërsa, Fakulteti i Histori-Filologjisë ka vetëm 12 kuota të lira, ai i Shkencave Sociale ka 14 të tilla, ndërsa Fakulteti i Infermierisë ka 24 vende bosh.

Advertisement