Shpreh dashurinë në Twitter

Friday, January 16, 2026

Fashionistja i ka rrëfyer fansave se e gjithë familja ndihej e bekuar për anëtaren e re të cilën vetë Vic e cilëson si “vogëlushja më e bukur që ka parë ndonjëherë”. “Bebushja Harper është vajza më e bukur që kam parë ndonjëherë. Kam rënë sërish në dashuri. Ndihemi të bekuar dhe djemtë e duan motrën e tyre shumë”,- ka shkruar ajo. Thuhet se Victoria është larguar nga spitali privat dje (16/08/2011). Babi David e bëri publike lindjen e së bijës në faqen e tij zyrtare në Facebook të dielën: “Jam shumë krenar dhe shumë i ekzaltuar t’ju njoftoj për lindjen e vajzës sonë Harper Seven Beckham. Ajo lindi në 07:55 në L.A. Victoria është shumë mirë dhe djemtë janë të mrekulluar me motrën e tyre”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -