Gjykata e Tiranës, ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, i akuzuar për “falsifikim të dokumenteve”.
Gjika akuzohej për ndërhyrje në dy procesverbalet e dy mbledhjeve të KRRT-së Vlorë, duke shtuar vendimet për miratimin e lejeve të ndërtimit për dy pallate në qytetin bregdetar për të cilat prokuroria kërkoi dënimin me 4 vite burg. Po ashtu, Gjykata e Tiranës, ka vendosur pafajësi edhe për të akuzuarit e tjerë, Blerdi Liçajn, Gentian Sherifaj dhe Eleni Dardhën, për të cilët organi i akuzës kërkoi dënimin me burg. Ndërkohë, gjykata ka vendosur edhe heqjen e sekuestros për prishjen e pallateve për të cilat u ngritën akuzat ndaj zyrtarëve. Me këtë vendim, mësohet se pallatet ë ndërtuara nuk do të prishen.
Burimi: Top Channel