Shpërthimi te “Don Bosko”, dëshmon pronari i ëmbëltores

Friday, December 5, 2025

Pronari i ëmbëltores “Kamelia”, Abdulla Dervishi, ku pasditen e kaluar shpërtheu bombola e gazit ka dhënë dëshminë e tij përpara hetuesve.

Ai ka treguar se bashkëshortja e tij ka tentuar të hapë bombolën për gatim, por rubineti ishte shtrënguar fort.

Dervishi ka thënë se ai ka shkuar të ndihmojë të shoqen, duke tentuar ta hapë bombolën me anë të një çelësi.

“Pas pak çastesh e kam parë veten në rrugë”, është shprehur pronari i ëmbëltores.

SourceTV Klan
RELATED ARTICLES
- Advertisment -