Shpërthimi bombulës së gazit, arrestohet pronari i pastiçerisë

Arrestohet pronari i pastiçerisë ku shpërtheu bombula e gazit.

63-vjeçarit Abdulla Dervishi, i është komunikuar akuza në Spitalin e Traumës, ku edhe po merr ndihmë mjekësore.

Advertisement

Ai akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë dhe shkatërrim të pronës nga pakujdesia.

Dervishi pranoi para hetuesve se kishte tentuar të rregullonte me një çelës bombulën që ishte bllokuar.

Sipas tij, kjo ka shkaktuar rrjedhje të gazit që pasoi shpërthimin, nga i cili mbetën të plagosur 21 persona.