Robert Aliaj njihet për deklaratat e tij publike që shpesh herë janë të forta dhe shkaktojnë reagim. Një të tillë e ka bërë artisti vetëm pak minuta më parë në rrjetet sociale ku kësaj here ‘sulmon’ figurat publike dhe personazhet e njohur në vend.
“Figurat publike dhe celebritetet ne pergjithesi pa dashur ta ekzagjeroj jane kategoria me e peshtire dhe e korriptuar e shoqerise shqiptare. Kjo specie nuk eshte perfshire asnjehere ne ngjarjet e medha dhe veshtiresite qe ka kaluar Shqiperia eshte specia ne hileqare dhe opurtuniste qe ekziston, qe si ushqim kryesor shpirtror e material ka publikun pa te cilin nuk i mbetet asnje vlere. Qe sa here e ndjen detyrimin e perfshirjes ne perkrahje ne interesa publike, thote nuk merrem me kai gjojnash, shoh punen time”, shkruan artisti.
Sipas tij personazhet e njohur nuk e kuptojnë detyrimin që kanë për tu përfshirë në çështje publike dhe se sa i rëndësishêm do të ishte angazhimi i tyre. Ai i quaj ata delirantë dhe egoistë që “bëjnë selfie edhe në tualete” e postojnë foto intime në rrjet duke ç’orientuar shijet e publikut.
Nuk dihet nëse kjo akuzë e rëndë e adresuar ndaj VIP-ve shqiptarë që i referohet Robert Aliaj lidhet me protestat disaditore të studentëve shqiptarë përpara Ministrisë së Arsimit. Duhet thënë se Aliaj prej ditësh ka shprehur haptas mbështetjen e tij ndaj kauzës së mijëra studentëve e madje është parë së bashku me të bijën në protestë. /Bordo/