Shpërthen mjeti në Kombinat, në gjendje të rëndë 34-vjeçari

Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kombinat mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të një mjeti ka mbetur i plagosur një person.

Siç sqaron Policia, në zonën e Kombinatit, ka shpërthyer një automjet me targa AA 880 BX me drejtues shtetasin me iniciale E. I, 34 vjeç, banues në Kombinat.

Advertisement

Ky shtetas ka dalë me automjetin e tij për te udhëtuar nga banesa te rruga e “Qelqit” në drejtim të Tiranës kur makina ka shpërthyer.

Menjëherë në vend ngjarje kane mbërritur forcat e Policisë dhe ambulanca duke dërguar në spital në gjendje të rëndë drejtuesin e automjetit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakun e shpërthimit.