Dje në orët e vona të mbrëmjes ka ndodhur një atentat me tritol në qendër të Tiranës, por famirësisht pa viktima.

Automjeti tip Benz ML me targa AA 948 AP me drejtues Roberto Gjin Prenga 35 vjeç nga Mirdita, ka shpërthyer me lëndë eksplozive. Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Makina gjatë shpërthimit ka qenë e parkuar. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën Sulejman Delvina, pranë zonës tek Stadiumi “Dinamo”, në hyrje të Komunës së Parisit, përballë Autoritetit të Aviacionit Civil.

Advertisement

Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se i plagosuri i këtij atentati më parë e kishte emri Artan Prenga por ai e ka ndryshuar atë në Roberto Gjin Prenga. Po kështu është vënë re se targat e makinës sipas dyshimeve të para janë të falsifikuara.
Nga shpërthimi Prenga fatmirësisht ka mbetur i plagosur vetëm në këmbë dhe sipas mjekëve pa rrezik për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij atentati, por fakti që i dëmtuari kishte ndërruar emrin i drejton hetuesit drejt pistës së problemeve me të kaluarën e këtij personi. Aktualisht policia nuk jep më shumë të dhëna për të kaluarën e 35-vjeçarit nga Rrësheni.