Brooklyn Beckham ka ndarë për herë të parë arsyet pse zgjodhi të shkëputej nga familja e tij. Në një rrëfim në Instagram ai ka shpjeguar secilën prej dramave e konflikteve brenda familjes, të cilat prej kohësh kishte dashur t’i mbante private.Shpërthen Brooklyn dhe rrëfen detaje tronditëse për familjen

“Kam qëndruar i heshtur për vite me radhë dhe kam bërë çdo përpjekje që këto çështje të mbeteshin private. Fatkeqësisht, prindërit e mi dhe ekipi i tyre kanë vazhduar t’i drejtohen mediave duke mos më lënë tjetër zgjedhje veçse të flas vetë dhe të them të vërtetën për disa nga gënjeshtrat që janë publikuar.
Nuk dua të pajtohem me familjen time. Nuk jam i kontrolluar. Për herë të parë në jetën time po qëndroj me këmbët e mia.
Gjatë gjithë jetës sime, prindërit e mi kanë kontrolluar narrativën mediatike për familjen tonë. Postimet në rrjete sociale, ngjarjet familjare dhe marrëdhëniet jo të vërteta kanë qenë pjesë e pandashme e jetës në të cilën jam rritur. Së fundmi i kam parë me sytë e mi deri ku janë të gatshëm të shkojnë për të vendosur gënjeshtra të panumërta në media, kryesisht në kurriz të njerëzve të pafajshëm, vetëm për të ruajtur imazhin që kanë krijuar. Por, unë besoj se e vërteta gjithmonë del në pah.”

Më tej ai u shpreh mbi mënyrën se si prindërit ndikuan në marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Nicola Peltz.
“Prindërit e mi janë përpjekur pa pushim ta shkatërrojnë marrëdhënien time që para martesës sime dhe kjo nuk ka ndalur. Nëna ime anuloi qepjen e fustanit të Nicola-s në minutën e fundit, megjithëse ajo ishte shumë e emocionuar ta vishte krijimin e saj, duke e detyruar të gjente urgjentisht një fustan tjetër. Javë para ditës sonë të madhe, prindërit e mi më ushtronin vazhdimisht presion dhe përpiqeshin të më korruptonin që të hiqja dorë nga të drejtat mbi emrin tim, gjë që do të ndikonte tek unë, tek gruaja ime dhe tek fëmijët tanë të ardhshëm. Ata këmbëngulnin që të firmosja para martesës, sepse atëherë kushtet e marrëveshjes do të hynin në fuqi. Refuzimi im ndikoi në përfitimet financiare dhe që nga ajo kohë ata nuk më kanë trajtuar më njësoj.
Gjatë planifikimit të dasmës, nëna ime shkoi deri aty sa na quajti të lig sepse Nicola dhe unë vendosëm të përfshihnim në tavolinën tonë dado Sandra-n dhe dadon e Nicola-s, pasi të dyja nuk i kishin bashkëshortët e tyre. Të dy palët e prindërve kishin tavolinat e tyre njësoj ngjitur me tonën.”
“Një natë para dasmës, anëtarë të familjes sime më thanë se Nicola nuk ishte gjaku i tyre dhe nuk ishte familje. Që nga momenti kur fillova të mbroj veten përballë familjes sime kam marrë sulme të pafundme nga prindërit e mi si privatisht ashtu edhe publikisht, të dërguara në media me urdhrin e tyre. Edhe vëllezërit e mi u nxitën të më sulmonin në rrjete sociale përpara se përfundimisht të më bllokonin papritur verën e kaluar.
Nëna ime ndërhyri në vallëzimin tim të parë me gruan time i cili ishte planifikuar prej javësh me një këngë dashurie romantike. Përpara 500 të ftuarve tanë të dasmës, Marc Anthony më thirri në skenë, ku sipas programit duhej të ishte vallëzimi im romantik me gruan time, por në vend të saj nëna ime po më priste për të vallëzuar me mua. Ajo u soll në mënyrë shumë të papërshtatshme përpara të gjithëve. Nuk jam ndier kurrë më në siklet apo më i poshtëruar në gjithë jetën time. Ne donim të përsërinim betimet e dasmës për të krijuar kujtime të reja nga dita e martesës që të na sillnin gëzim dhe lumturi jo ankth dhe turp.”

Gjatë rrëfimit ai tregoi se gruaja e tij, nuk ishte në asnjë moment prej prindërve, gjë kjo që e përkeqësoi marrëdhënien mes tyre.
“Gruaja ime është përçmuar vazhdimisht nga familja ime pavarësisht përpjekjeve tona për t’u bashkuar si një e tërë. Nëna ime ka ftuar vazhdimisht gra nga e kaluara ime në jetën tonë në mënyra të qarta për të na bërë të dyve të ndihemi të ndihemi në siklet.
Megjithatë ne përsëri udhëtuam drejt Londrës për ditëlindjen e babait tim dhe u refuzuam për një javë ndërsa qëndronim në dhomën e hotelit duke u përpjekur të kalonim kohë cilësore me të. Ai refuzoi çdo përpjekje tonën përveçse nëse ishte në festën e tij të madhe të ditëlindjes me qindra të ftuar dhe kamera në çdo cep. Kur më në fund pranoi të më takonte, ishte me kusht që Nicola të mos ishte e ftuar. Ishte një shuplakë në fytyrë. Më vonë kur familja ime udhëtoi drejt Los Angeles-it ata refuzuan të më takonin fare.”
“Familja ime vlerëson promovimin publik dhe mbështetjet e markave mbi gjithçka tjetër. Marka Beckham vjen e para. Dashuria familjare përcaktohet nga sa poston në rrjete sociale ose sa shpejt heq dorë nga gjithçka për t’u paraqitur dhe për të pozuar për një foto familjare edhe nëse kjo bëhet në kurriz të detyrimeve profesionale. Për vite me radhë kemi bërë çmos për t’u shfaqur dhe për të mbështetur çdo sfilatë mode, çdo festë dhe çdo aktivitet mediatik për të treguar familjen tonë perfekte. Por, herën e vetme që gruaja ime kërkoi mbështetjen e nënës sime për të ndihmuar qentë e zhvendosur gjatë zjarreve nëna ime refuzoi.”
Ndër të tjera sqaroi çdo lajm të rremë mbi bashkëshorten duke u shprehur se nuk kontrollohet prej saj, madje mes gjthë rrëmujës ndihet mjaft i lumtur me jetën tani.
“Narrativa se gruaja ime më kontrollon është plotësisht e kundërta. Unë jam kontrolluar nga prindërit e mi për pjesën më të madhe të jetës sime. Jam rritur me ankth të thellë dhe për herë të parë në jetën time që kur jam distancuar nga familja ime ai ankth është zhdukur. Zgjohem çdo mëngjes mirënjohës për jetën që kam zgjedhur dhe kam gjetur paqe dhe lehtësim.
Unë dhe gruaja ime nuk duam një jetë të formësuar nga imazhi, nga media apo nga manipulimi. Gjithçka që duam është paqe privatësi dhe lumturi për ne dhe për familjen tonë të ardhshme.”



