Kryeministri Edi Rama ka bërë publike skemën e shpërblimeve për festat e fundvitit. Një kategori e madhe personash përfitojnë shpërblimet që variojnë nga 2 mijë lekë deri në 50 mijë lekë të reja.
Shpërblim 2 mijë lekë të reja
84 mijë përfitues të ndihmës ekonomike
68 mijë përfitues të kategorisë PAK
372.932 pensionistë
145.580 persona që marrin pension bujqësor
3595 persona që marrin trajtim të veçantë
Persona që marrin pension të parakohshëm
81 mijë kryefamiljarë që trajtohen me kompensim për energjinë
Shpërblim 40 mijë lekë të reja
Mësuesit e spikatur
300 persona të dalluar në shërbimin spitalor publik, kryesisht infermierë
Shpërblim 50 mijë lekë të reja
Studentët e ekselencës
Nxënësit e shkëlqyer me të gjitha 10-ta në sistemin parauniversitar
“Një mesazh të qartë njerëzve në nevojë, se pavarësisht vështirësive të reformave dhimbjes që shkaktkojnë si çdo operacion e terapi për të rikthyer plotësisht në funksikone vitale një trup të kërcënuar nga një kancer agresiv, dhe po ashtu edhe më të mirëve ndër ne, që janë nxënësit me të gjitha dhjeta në arsimin parauniversitar, studentët e ekselencës që janë një pikë referimi për të gjithë dhe një shembull i shkëlyqer”, tha Rama.