Shpallet fituesi i “Ferma VIP 3”.

Tuesday, June 16, 2026

Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, duke rrëmbyer çmimin prej 129 mijë eurosh.

E bërë pjesë e formatit që në ditën e parë, Mimoza arriti të fitojë mbështetjen e publikut gjatë gjithë rrugëtimit të saj në reality show, duke u kurorëzuar fituese në natën finale.

Në podin e fundit, ajo u përball me Ilirin, ndërsa votat e publikut vendosën që çmimi i madh të shkonte për poeten. Pas shpalljes së rezultatit, Moza falënderoi publikun dhe produksionin për mbështetjen gjatë këtij rrugëtimi.

Falënderoj produksionin, por pa publikun nuk do të isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithsecilit nuk do t’i kisha bërë ato zbulime që bëra”, u shpreh ajo.

Në klasifikimin final, vendi i dytë shkoi për Ilirin, ndërsa Visi u rendit i treti. Në vendin e katërt u pozicionua Soni, ndërsa Bujaka e mbylli finalen në vendin e pestë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -
Digicom