Shpallen fituesit e Brit Awards 2014

Statuja e Brit Awards 2014

Yjet zbarkuan mbrëmë në O2 Arena të Londrës për ceremoninë e Brit Awards 2014. Disa nga fituesit që triumfuan ishin padyshim One Direction (që morën çmimin për Best Video dhe Global Success), Arctic Monkeys (paçka përbuzjes që kanë shprehur për çmimet në të kaluarën), Ellie Goulding, etj. Performancat spektakolare dhe look-u ekstravagant i artistëve kanë qenë të një niveli shumë të lartë. Gjatë mbrëmjes pamë një Ellie Goulding mëse të zhveshur, Mbretëreshën Beyoncè që n’a dhuroi plot ëndrra me fustanin e saj ngjyrë zmeraldi, një Katy Perry që realizoi një performancë fantastike PopEgjiptiane dhe Bruno Mars, Pharrell Williams etj…. Ai që mungoi ishte David Bowie, fituesi i statujës për Artistin më të Mirë, por që e kompensoi më së miri këtë duke dërguar të tërheqë çmimin miken e tij Kate Moss. Pati disa momente frike kur bukuroshi Niall Horan i One Direction u shfaq me paterica, por asgjë për t’u shqetësuar pasi artisti do e marrë veten shumë shpejt nga operacioni në gju.

Ja dhe lista e plotë e fituesve të BRIT AWARDS 2014 dhe disa foto nga mbrëmja…

Advertisement

Lista e plotë e fituesve:

British Male Solo Artist – David Bowie
British Female Solo Artist – Ellie Goulding
British Group – Arctic Monkeys
British Breakthrough Act – Bastille
British Single – “Waiting All Night” – Rudimental ft. Ella Eyre
British Album Of The Year – AM – Arctic Monkeys
Best Video – One Direction
International Male Solo Artist – Bruno Mars
International Female Solo Artist – Lorde
International Group – Daft Punk
Global Success – One Direction
Critics’ Choice – Sam Smith
British Producer Of The Year – Flood & Alan Moulder