Shoku i Mirit hyn në Big Brother, Selin i thumbon: Tenxherja – kapakun…

Thursday, March 26, 2026

Sfida e mosreagimit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania solli një moment të veçantë sot, pas hyrjes së papritur të Landit nga “West Side Family”.

Hyrja e tij nuk kaloi pa bujë e pa marrë vëmendje nga konkurrentët, por as edhe nga jashtë.

Menjëherë sapo hyri, Landi iu drejtua Mirit për t’i dhënë mbështetje maksimale dhe i la një porosi të qartë: “Mos hiq dorë, dy duar janë vetëm për një kokë, jepi fortë”.

 

 Foto: Instagram

Ai gjithashtu e këshilloi Mirin që të mos pëlqejë asgjë tek asnjë vajzë.

Por thumbimet e Landit nuk u ndalën këtu.

Ai iu kthye Selinës me një tjetër batutë të drejtpërdrejtë: “S’e kisha dit që me ty do flija, ça tersi kam që të kam komshie”.

Natyrisht, Selin nuk mbeti pa përgjigje.

 Foto: Instagram

Ajo u dëgjua duke thënë: “Oh Zot, tenxherja gjeti kapakun”, duke nënkuptuar se të dy djemtë janë të njëjtë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -
Digicom