Një vejushë e pasur, e cila thotë se ka pasur marrëdhënie me mbi 100 burra të martuar në 10 vitet e fundit, është e mendimit se tradhtia është e mirë për martesën.

“Unë jam zgjidhja perfekte”, shprehet 47-vjeçarja Gweneth Lee, e cila shton se gjysma e grave të atyre burrave me të cilët ka shkuar e dinë për tradhtinë e bashkëshortit, por mbyllin njërin sy pasi vetë nuk janë më të interesuara për seksin, ndërsa nga ana tjetër duan që burrat të jenë të lumtur.

Ish-modelja thotë se nuk ndihet fajtore për marrëdhëniet e saj, pasi mendon se shumë çifte do të ishin ndarë po të mos ishte për të.

Advertisement[the_ad id="69159"]

“E di që shumë njerëz mund ta dënojnë atë që bëj unë, por unë nuk pendohem aspak sepse sinqerisht mendoj se i mbaj të bashkuar çiftet me fëmijë dhe që i kanë kaluar të dyzetat”, shpjegon Lee.