Në kuadër të këtij evenementi u inaugurua dhe restaurimi i shtëpisë në lagjen Badra, nëpërmjet një fondi të qendrës “Rruga e Paqes” e drejtuar nga Merita Profka. Zonja e parë Teuta Topi u shpreh se vepra e Nënë Terezës është mjaft e madhe. Zonja Liri Berisha, u shpreh se ridimensioni i figurës së Nënë Terezës është mjaft i rëndësishëm dhe vendosja në vend e padrejtësisë së bërë ndaj saj duhet të jetë në plan të parë.