Shkodër | Tritoli në banesën e Cankes, “arrest me burg” për autorin tjetër

Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën “arrest me burg”, për të arrestuarin e dytë, të dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në banesën e 34 vjeçarit Bledar Canka, ndodhur pak ditë më parë, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Burime pranë institucionit të Gjykatës, bënë të ditur se “gjatë procesit gjyqësor, i cili u zhvillua me dyer të mbylluara, trupi gjykues, duke marrë për bazë kërkesën e prokurorit të çështjes, Frederik Laloshi, vendosi masën “arrest me burg” për 22 vjeçarin Shkëlzen Xhenja, banues i lagjes “Guerrile” të qytetit të Shkodrës. Nga sa mësohet, veç akuzës për “vendosjen e lëndës plasëse”, në banesën e Bledar Cankes, një tjetër akuzë që rëndon mbi 22 vjeçarin Xhenja, është edhe ajo e “përdhunimit ndaj të miturave”. Dy ditë më parë, për të njëjtën akuzë, u dha masa e vendimit “arrest me burg” edhe për 15 vjeçarin Marselian Guri, i arrestuar më herët , si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Advertisement