Shkodër | Topalli takon banorët e Bërdicës

Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli në vijimësi të takimeve elektorale ka zhvilluar takim me banorët e Bërdicës. Pasi ka vizituar një nga baxhot e shumta të fshatit Trush që ushtrojnë aktivitetin prej vitesh në këtë zonë, zonja Topalli ka marrë pjesë në mitingun e zhvilluar në qëndër të fshatit Trush, ku u ka kërkuar banorëve të këtij fshati që të vazhdojnë traditën e mbështetjes së Partisë Demokratike në mënyrë që në zgjedhjet e 23 qershorit, qarku i Shkodrës të përfaqësohet në Parlament me tetë deputetë. “Kësaj radhe, më shumë se në 2009, ne do të marrim tetë mandate, atë që kryeministri Berisha e quan mandati i arit, mandati brilant. Dhe ne do të sjellim tetë mandate në Kuvendin e Shqipërisë për të realizuar fitoren më spektakolare jo vetem në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh zonja Topalli.

Advertisement