Shkodër – Topalli premton liberalizimin e vizave

Mandati i dytë, tha Kryetarja e Kuvendit, do të jetë mandati i liberalizimit të vizave, mandati i dytë do të jetë mandati i zhvillimeve, i projekteve dhe i investimeve të mëdha. Investime të mëdha do të vijnë në Shkodër. Topalli pohoi se ne jemi një vënd që vijmë nga një histori mbijetese, historia jonë nuk është histori zhvillimi, siç ka qënë histori zhvillimi e vëndeve të tjera që na rrethojnë. Për shkak të kësaj historie një të tretën e kombit tonë, ne vetëm dhe vitet e fundit e kemi jashtë kufijve tanë, e kemi në Greqi, Itali, Francë, – pohoi ajo. Këtu, Topalli doli në premtimin e saj: “Për familjarët, për nënën e këtyre fëmijëve, për motrën dhe për vëllain, nuk ka gjë më të rëndësishme se të bësh të mundur që ata të lëvizin pa viza, që ata të mos rrinë në radhë përpara ambasadave dhe të poshtërohen, ndaj dhe unë ju them sot këtu në Shkodër që vitin e ardhshëm ne do të bëjmë të mundur që shqiptarët të lëvizin pa viza, që studentët të lëvizin pa viza, që fëmijët të lëvizin pa viza për të shkuar në Itali, në Francë”. Topalli këtu theksoi se “ne jemi njerëz që kur japim fjalën e mbajmë atë dhe nuk është thjesht kjo, sepse e kemi në konceptin tonë dhe në besimin tonë një gjë të tillë”.

Advertisement