Shkodër – Të dhënat nga kaskadat

Të raportuara nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare në kuadrin e publikimit periodik të situatës në kaskadat e hidrocentraleve kryesore në vend, ato tregojnë edhe faktin se shënohet një ulje e nivelit të ujit në to. Sipas tyre, prurjet në Fierzë llogariten 350 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet janë në nivelin prek 600 metër kub në sekondë. Në kaskadën e HEC-it të Fierzës thuhet se lartësia e ujit ka arritur në nivelin prej 289.91 metrash nga 296 metra që është kapaciteti i saj maksimal. Ndërsa për hidrocentralin e Komanit Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se aktualisht ai ndodhet në kuotën e 170.69 metrave, ndërsa kapaciteti i tij maksimal kap kuotën e 175 metrave. Po nga të dhënat zyrtare mësohet se në Vaun e Dejës niveli është 74.64 metra, nga 76 metra që është maksimumi i lejuar.

Advertisement