Shkodër – Rama flet për masakrat e pasurive të përbashkëta

Rama ka folur me banorët e këtij qyteti për masakrën që i është bërë në vite pasurisë së përbashkët, pyjeve, të cilat janë prerë e masakruar duke prishur ekosistemin dhe mbi të gjitha të ardhmen e vendit. “Pasuritë e përbashkëta tha Rama mund t’i kthejmë në mirëqenie për të gjithë”. Rama u ndal dhe tek një dukuri tjetër siç është largimi masiv i të rinjve dhe të rejave nga Fushë Arrëzi pasi nuk gjejnë asnjë motiv për të jetuar me punë të ndershme në vendin e tyre. “Kjo dukuri duhet të ndalet tha Rama dhe PS me programin e saj të ri do bëjë çmos që të gjithë të jetojnë me punë të ndershme në tokën e të parëve”. Rama foli për masakrën që po u ndodh sot pyjeve shqiptare. Në këtë kontekst ai tha se, “ne do të marrim të gjitha masat e do të bëjmë gjithçka me mish e me shpirt që ta ndalim këtë shkatërrim e që pasuritë tona të përbashkëta t’i vëmë në dispozicion të shoqërisë sonë, duke ndryshuar rrënjësisht dhe marrëdhëniet me zonat rurale”. Më tej, duke detajuar të gjitha pikat e programit të ri në lidhje me zhvillimin rural, kreu i socialistëve u shpreh se “nuk ka arsye që ne të shikojmë me zili nga fqinjët tanë! Nuk ka arsye që ne të shikojmë nga qielli e mos marrim përgjigje, ndërkohë që kemi një vend që është dhuratë bujare e Zotit, të cilin ne do e kthejmë në vendin e mirëqenies së përbashkët”, – theksoi Rama.

Advertisement