Shkodër – Prezantohet lista e kandidatëve për deputetë nga PDK

Kryetari i PDK, në këtë degë, Mark Kroqi tha se listën e kandidatëve e kryeson kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. “Shpreh bindjen e palëkundur se elektorati i qarkut të Shkodrës, do të votojë masivisht për Partinë Demokristiane, sepse sic e kemi dëshmuar edhe gjatë viteve të fundit, jemi parti që përfaqësojmë vlera”, – tha Krroqi. Ai ftoi qytetarët e Shkodrës dhe “te gjithe votuesit e qarkut tone të votojnë për Partinë Demkokristiane dhe kandidatët e saj, sepse vota për kandidatët demokristianë është votë për shpëtimin e vlerave themelore të demokracisë shqiptare, është votë për stabilitetin politik, është votë për interesat kombëtarë, është votë për mirëqenien individuale të çdo qytetari”. Sipas kreut vendor, vota për Partinë Demokristiane, është votë që garanton qeverisjen e mirë në shërbim të qytetarëve, është votë që e kthen qytetarin në qendër të vëmendjes, votë që garanton pavarësinë e institucioneve kushtetuese, votë që zëvëndëson konfliktin politik me dialogun politik. “Ne demokristianët, të bashkuar me një grupim partish të qëndrës së djathtë në koalicionin politik “Poli i Lirisë”, në partneritet të ngushtë edhe me shoqërinë civile, qarqet akademike dhe universitare, shtresën e ish të dënuarve politikë, shtresën e ish-pronarëve, përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme, po krijojmë një lëvizje të re politike që do të sjellë ndryshimin e vërtetë në Shqipëri”, – theksoi kreu i PDK, Shkodër. Lista e Kandidatëve për deputetë, Qarku Shkodër është: Nard Ndoka, Alma Kurti-Juriste, Alba Pistulli-Forumi Rinor, Flora Gjelaj-Ekonomiste, Mark Kroqi-Ish deputet-Kryetar i PDK, dega Shkodër, Mark Lumaj-Ish kryetar komune, propozuar nga dega e PDK në SHBA, Xhevat Hoxha-Jurist, Frrok Gjini-Deputet i PDK, (kandidat në Pukë), Gjelosh Prendi-Jurist, Student i Dhjetorit dhe Broz Pjetrani-Biznesmen.

Advertisement