Fjala është për ambasadorin amerikan, John Uithers; ambasadorin e Komisionit Evropian, Helmut Lohan dhe ambasadorin e Spanjës në vendin tonë, të cilët do të shohin nga afër situatën e rëndëuar në qarkun e Shkodrës. Ndërsa gjatë gjithë këtyre ditëve të situatës emergjente prej krerëve të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë nuk ka patur prononcime, sot pritet që ata të shprehen për atë që mendojnë në të vërtetë rreth saj. Nga ana e tij, kreu i shtetit ka qenë edhe para pak ditësh për një inspektim në zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës, ku ka bërë thirrje për më shumë solidarizim dhe mospërdorim të kësaj fatkeqësie për kapital politik.