Shkodër | Policia merr masa për zhvillimin e zgjedhjeve

Friday, January 16, 2026

Plani i masave të bluve të Shkodrës përfshin mbarëvajtjen e procesit të votimit në pesë qendra votimi në Komunën Shalë dhe në gjashtë qendra votimi në komunën Shllak. Uniformat blu të Shkodrës garantojnë se misioni i tyre do të jetë garantimi i rendit dhe Sigurisë Publike, dhe shmangia e incidenteve të ndryshme. Shërbimet policore në Shkodër do të jenë të angazhuara nga e Shtuna deri në përfundim të procesit, 24 orë në 24 duke marrë masa për planifikimin e shërbimeve policore për garantimin e sigurisë publike, ruajtjen e objekteve zgjedhore gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas përfundimit të votimit. Zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen në komunat Shllak, Shalë, Komuna Qendër-Skrapar, komuna Armen, Pishaj, Mollas, Paper, Zall-Dardhë, Kolsh dhe Finiq. Në tri prej këtyre komunave si Shllak, Pishaj e Mollas votimi nuk u krye fare në 8 Maj, ndërsa në shtatë të tjerat zgjedhjet u cilësuan të pavlefshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga Kolegji Zgjedhor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -