Si pasojë e përmirësimit të situatës sot rezultojnë 2060 ha më pak sipërfaqe toke të përmbytur dhe 480 shtëpi më pak të përmbytura se ditën e djeshme, datë 13.01.2010. Kurse rruga e Dajçit tashmë është bërë e kalueshme nga automjetet. Sakaq, rrugët në hyrje të qytetit dhe gjendja në lagjet periferike (Bahçallek, Ajasëm, Kiras, “Salo Halili”) paraqitet si më poshtë: Rruga nacionale Shkodër – Tiranë, tek Harku i Berdicës është plotësisht e lirë dhe mund të qarkullohet me të gjitha llojet e automjeteve. Në hyrje të Urës së Bunës realizohet kalimi normalisht. Rruga Ura e Bunës – Shirokë, pati gjithashtu një rënie të nivelit të ujit, por megjithatë ishte i vështirë qarkullimi për automjetet e vogla. Niveli i ujit në Liqenin e Shkodrës ka patur rënie në të gjithë perimetrin e shtrirjes se tij. Komuna Dajç Në rrugën Bërdicë-Dajç (tek Kthesa e Dajcit), niveli i ujit pati rënie të ndjeshme. Rruga Pentar – Velipojë është e pakalueshme. Rruga Dajç–Pentar është e kalueshme nga automjetet e larta (kamionë). Rruga Bërdicë – Darragjat mund të kalohet me të gjitha automjetet. Rrugët e brendshme në Qendrën e Komunës së Dajcit, për në fshatrat e tjera të kësaj komune janë të kalueshme nga automjetet. Komuna Velipojë Ura e Gjolulit (aksi Shkoder – Velipoje) është e pakalueshme. Rruga nga Mali i Jushit – Velipoje, (rruga e vjetër) nga Bendi është e pakalueshme. Rrugët nga qendra e komunës me të gjitha fshatrat është e kalueshme nga automjetet. (E njëjta gjë edhe për dy fshatrat Luarzë e Ças) që vazhdojnë të mbeten të përmbytura. Komuna Bërdicë Në këtë komune qarkullimi i automjeteve është normalizuar. Komuna Ana e Malit Ne këtë komunë nuk ka problem për qarkullimin i automjeteve, por vetëm aksi rrugor Ana e Malit- Obot është i pakalueshëm. Në fshatrat e kësaj komune niveli i ujit ka pësuar rënie. Komuna Bushat Në këtë komunë janë përmbytur, fshatrat Mali Jushit, Hoten, Fshati i Ri dhe Trush i Vjetër. Edhe në këto fshatra është normalizuar qarkullimi i automjeteve në drejtimin e segmentit Bushat Torovicë (rruga e vjetër e Lezhës). Fshatrat e tjerë që janë në juridiksionin e kësaj komune nuk paraqesin problem nga përmbytja. Strukturat e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera kanë realizuar detyrat e përcaktuara nga Komiteti Ndërministror për ditën e sotme 14.01.2010, si për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe ushqimeve për bagëtinë, ashtu edhe për përforcimin e argjinaturave dhe lehtësimin e qarkullimit në segmente të ndryshme rrugore në zonën e prekur nga përmbytja. Sot tek Rezervat e Shtetit në Gjadër, Lezhë, kanë mbërritur një sasi e madhe ndihmash nga qeveria italiane për zonat e prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës. Ndihmat italiane të ardhura nëpërmjet portit të Durrësit nga Italia përfshinin ushqime, medikamente, pajisje e enë kuzhine, çadra, pompa dhe gjeneratorë. Gjatë të enjtes, kryen një vizitë në Shkodër dhe në zonat e përmbytura, Presidenti i Republikës Z. Bamir Topi i shoqëruar nga Ambasadori i KE Z. Lohan, Ambasadori i SHBA Z. ëithers dhe Ambasadori i Spanjës Z. Montobio. Presidenti Topi dhe ambasadorët vlerësuan punën e kryer nga të gjitha strukturat e angazhuara për përballimin e emergjencës civile në Qarkun e Shkodrës.