Në kuadrin e këtij operacioni, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i dy vëllezërve të cilët u kapën me 35 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar si e llojit kanabis sativa. Konkretisht, mësohet se ata janë Sokol Pali, 40 vjeç, dhe Prekë Pali, 33 vjeç, të dy të lindur dhe banues në fshatin Mllojë të Vaut të Dejës në rrethin e Shkodrës. Arrestimi i dy vëllezërve, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë në banesën e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 35 kg, bimë narkotike kanabis. Nga ana e policisë po kryhen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të të ndaluarve, do t’i kalojnë prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim”.


