Shkodër – Nisin hetimet për rregulloren digave

Ditën e martë më 12 janar 2010, kanë nisur hetimet kryesisht, për të sqaruar momentet e hapjes së digave dhe afatet e tyre. Prokuroria po heton në lidhje me datat e hapjes së portave, sasinë e ujërave të shkarkuar, limitet e derdhjes së ujërave dhe kohëzgjatjen e derdhjes së tyre. Mësohet se prokuroria do të kërkojë nga KESH si dhe organet përkatëse në hidrocentralet e Fierzës dhe Komanit, të gjithë dokumentacionin që i referohet periudhës nga 27 dhjetori 2009 deri në 11 janar 2010. Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme përmes zëdhënëses refuzoi të konfirmojë por as nuk e mohoi, nisjen e hetimeve nga dega e saj në Shkodër. Ende nuk konfirmohet edhe nëse ka një padi direkte për këtë argument, apo hetimi do të bazohet vetëm mbi dyshime të ngritura kryesisht.

Advertisement