Duke folur për situatën e përmbytjeve, Meta është ndalur dhe tek shifrat duke vijëzuar faktin se 460 shtëpi ndodhen nën ujë dhe 5800 ha toke nën ujë. Ndonëse ende ka komuna të bllokuara, Komisioni Ndërministror dhe Shtabi i Përgjithshëm kanë marrë masat për ushqimin e bagëtive. Meta gjate takimit ka deklaruar se do të nisë procesi i vlerësimit të dëmeve pasi të largohet uji.