Shkodër | Meta prezanton kandidatët e LSI-së

Kreu i LSI-së Ilir Meta prezantoi sot kandidatët për deputetë në qarkun e Shkodrës duke theksuar se kandidatët e LSI-së, janë përzgjedhur mes intelektualëve dhe figurave më të shquara të këtij qyteti. “Duke votuar për LSI-në, ne u japim mundësi gjithë shqiptarëve të ndihen të bashkuar më 24 qershor”, tha ai. Meta foli edhe për shkëputjen nga bashkëqeverisja për afro një mandat, ku theksoi se ndarja me PD-në ishte një vendim i drejtë dhe se LSI-ja është parti që u qëndron marrëveshjeve. ”LSI ndërton ura në politikë dhe jo mure ndarëse” nënvizoi ai.

Advertisement