Duike i cilësuar përmbytjet e ndodhura në Shkodër si fenomene të cilat ndodhin një herë në 100 vjet, ai tha se të tilla ndodhi nuk duhet në asnjë mënyrë që të përdoren për kapital politik. “Akuzat e Ramës përbëjnë një obsesion personal, ndërsa ne po i plotësojmë të gjitha standardet drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë më tej Meta. Më tej ai ka pohuar faktin se duhen përshëndetur të gjithë ata që kanë kontribuar me ndihma në këtë moment të rëndë për zonat veriore të Shqipërisë. “Falënderoj të gjithë ata që u solidarizuan me fatkeqësinë”, tha në fund të fjalës së tij, zv/kryeministri Ilir Meta.