Shkodër – Mblidhet Komiteti i Emergjencave në METE, situata i tejkalon mundësitë e administrimit

Kështu u shpreh zv/ministri i Energjetikës, Sokol Dervishaj, gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave, duke bërë një ekspoze të situatës së rënduar të krijuar nga reshjet në veri të vendit gjatë orëve të fundit. “Situata e krijuar bën që të kalojë edhe caqet e administrimit nga KESH”, bëri me dije Dervishaj. Duke theksuar më pas se situata po i tejkalon mundësitë e administrimit dhe se është duke u përkeqësuar. “E për këtë, kërkojmë një bashkëpunim të madh mes strukturave, por edhe efikas edhe nga ana e qytetarëve”, tha ai.

Advertisement