Shkodër – Homazhe për ish-deputetin Lekë Çukaj

Friday, December 26, 2025

Autoritete të shumta, jo vetëm të fushës politike në vend, por edhe qarqeve të tjera, mësohet se do të jenë të pranishëm në këto ceremoni për të nderuar ish-deputetin dhe kontributin e tij në fushën politike të vendit për vite me radhë. Ndërkaq, ditën e djeshme kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në emër të Kuvendit i ka shprehur “ngushëllimet më të sinqerta e më të thella” familjes së ish-deputetit Lekë Çukajt. “Humbja e jetës në aksident e ish deputetit të Partisë Socialiste, Lekë Çukaj ishte një lajm i hidhur për të gjithë kolegët, dashamirësit, miqtë dhe veçanërisht për familjen e të ndjerit”, thuhet në mesazhin e dhënë pak orë pas ngjarjes, nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -