Shkodër – Gjobiten tre komisionerë

Saturday, December 6, 2025

Bëhet fjalë për komisionerët Edmond Pjetraj, Pjetër Lazri dhe Aurel Hila, që të tre të pranishëm në qendrën nr. 342 të fshatit Juban në Shkodër ditën e zgjedhjeve. Mësohet se ata janë konsideruar si fajtorë për shpërdorim detyre, por edhe për falsifikim dokumentash, shoqëruar në fund edhe me akuzën për largim nga qendra e votimit në ditën e votimeve, kur kanë qenë të ngarkuar me detyrën e miradministrimit të procesit zgjedhor. Ndërkaq, bëhet me dijeni se komisionerët e djathtë u thirrën vetëm të dëshmonin në procesin e ngritur për të diskutuar mbi problemet që u ndeshën në qendrën e lartpërmendur gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit. Kujtojmë se në zonën e Jubanit dolën edhe 27 fletë votimi më shumë se numri i zgjedhësve, ndërsa Kolegji Zgjedhor dhe KQZ e nxorën të pavlefshme atë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -