Më 28 qershor shumica e shqiptarëve majtas dhe djathtas garantoi Gjinushi do të votojnë për alternativën tonë, do të votojnë për largimin e qeverisjes aktuale dhe do të votojnë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian me Dinjitet. “Nëse në 2005 mendonin se Berisha do të luftonte korrupsionin e Nanos, tani që Nanon e ka bërë mik, korrupsionin e kujt do të luftojë pas 2009. Tani që ai është në krye të të gjithave aferave korruptive, tani që qeveria ka dosjen e Durrës-Kukësit dhe pret drejtësi, ka dosjen e Gërdecit, ka cështjen e Jalës, Fazllicit dhe Ballicit, atëherë korrupsionin e kujt do të luftojë kjo qeveri pas 2009”, u shpreh kreu i PSD-së Gjinushi.