Shkodër – Evakuohen 130 persona

Duke marrë në shqyrtim situatën emergjente të krijuar nga përmbytjet e fundit, ekspertët e këtij shtabi kanë vlerësuar si emergjent evakuimin e këtyre banorëve. Bëhet me dijeni se ata do të sistemohen në ish-repartin ushtarak të Melgushit, ndërsa do të pajisen me veshmbathje dhe ushqime. Sipas të dhënave të komunikuara, mësohet se në komunën e Dajçit, deri tani ka 55 familje të evakuara. Ndërkaq, Shtabi i Emergjencës në Shkodër ka marrë vendimin edhe për dërgimin e pakove me ushqime në fshatin Obot, banorët e të cilit janë bllokuar nga uji, por nuk pranojnë të evakuohen siç kanë bërë shumë të tjerë.

Advertisement