Shkodër – Eksploziv në shtëpinë e gazetarit

Bëhet fjalë për gazetarin e emisionit televiziv “Fiks Fare”, Ervin Dushi, që është kërcënuar ndoshta për shkak të detyrës së tij përmes sasisë së eksplozivit të vendosur. Policia arriti të çaktivizojë në kohë sasinë e eksplozivit, duke mos lejuar që të shkaktohet asnjë i lënduar nga ngjarja në fjalë. Ndërkaq, në vendngjarje, kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor të cilët kanë ekzaminuar eksplozivin dhe janë duke hetuar për të zbardhur motivet e vërteta të ngjarjes në fjalë, e cila ndodhi në orën 06:00 të mëngjesit.

Advertisement