Shkodër – Berisha: opozita punon kundër integrimit

Kreu i qeverisë, duke marrë shkas edhe nga dështimi i miratimit të amendamenteve të paraqitura në takimin e Ndërparlamentar Shqipëri -Bashkimi Europian që u zhvillua të premten në Tiranë, u shpreh se antikultura e bunkerit nxorri në pah kulturën e kutisë. Sipas Berishës, opozita me veprimtarinë e saj po tregon se po punon kundër proçeseve integruese të Shqipërisë. Duke iu referuar vendimit për liberalizimin e vizave, kreu i qeverisë u shpreh se liberalizimi do të jetë vendim historik që do të bëjë realitet ëndrrën e shqiptarëve dhe arritjen më të madhe pas shembjes së Komunizmit. “Lëvizja e lirë në mbarë Europën përbën realizimin e atij ideali për të cilin ju shkodranët sakrifikuat më shumë se gjithë të tjerët në historinë e këtij vendi”. Gjatë vizitës në Shkodër, Berisha shoqërohej nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe deputetë të qarkut të Shkodrës.

Advertisement