Shkodër – Berisha: niveli i ujit ka rënë 38 cm

Berisha ka nënvizuar se niveli i ujit ka rënë ndjeshëm, por ka theksuar se qeveria do të vazhdojë të jetë në gjëndje gatishmërie. “Situata është nën kontroll. Niveli i ujit ka rënë 38 cm. Por do të vazhdojmë të jemi në gatishmëri të plotë”, ka deklaruar Berisha. Kreu i qeverisë ka falenderuar vendet e ndryshme që kanë ndihmuar qytetin e Shkodrës në këtë situatë, duke e vënë theksin vecanërisht tek Kosova. “Falenderojmë të gjitha vendet për gatishmërinë e treguar. Një falenderim i vecantë i shkon Kosovës e cila ka akorduar një ndihmë prej 1 milionë euro”, ka pohuar Berisha.

Advertisement