Shkodër | Berisha: në katër vite Shkodra do të bëhet kryeqendra e Shqipërisë

alt

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se gjatë 4 viteve në Shkodër do të investohet, duke e bërë këtë qytet, kryeqendrën e vendit. “Sot jam tek ju për të garantuar ju, se katër vitet që vijnë me Lorenc Lukën, me secilin prej jush, do bëjmë më shumë se 20 vitet të marrë së bashku. Shkodra, në katër vite do të jetë kryeqëndër e Shqipërisë, vend i zhvilluar, kryeqëndra më e zhvilluar e të gjithe rajonit. Këto vite me Lorenc Lukën me një dashuri të madhe për këtë qytet, ja kemi dalur të ndryshojmë Shkodrën. Shkodrës i hoqëm rrudhat e shëmtuara të regjimit komunist”. Ndërkaq, kryeministri vuri në dukje të gjithë programin e viteve të ardhshme, ndërsa prioritet mbetet zhvillimi i vendit. “Gjatë mandatit që shkoi, në qytete, komunat, fshatrat e saj, kemi ndërtuar 448 km rrugë. Kater vitet që vijnë, ne do të ndërtojmë çdo rrugë dhe rrugicë të këtij qarku. Katër vitet që shkuan, ne kemi ndërtuar 130 shkolla, katër vitet që vijnë ne do të ndertojmë çdo shkollë. Ne kemi bërë investime të mëdha në ujësjellëse, kanalizime dhe gjatë 4 viteve, Shkodra do të ketë 24 orë ujë” theksoi Berisha. “Shkodra djep i kulturës sonë aktuale, i kulturës sonë të lashtë, do të shumëfishohen investimet tona në kulturë në tërë Shkodrën”, premtoi kryeministri.

Advertisement