“Të fillojë menjëherë vlerësimin e ndershëm objektiv, unë e di se janë jo të pakta familjet të cilat, u është mbytur ç’kanë pasur në katin e parë, qeveria një për një do t’i shpërblejë ata. Janë jo të pakta familjet, të cilat kanë humbur pasuritë të tjera, kanë humbur grurin e mbjellë, misrin e depozituar, ushqimin për bagëtitë kanë humbur plot gjera por që të gjitha ne do t’i kompensojmë. Por edhe njëherë thirrja ime është jashtë çdo lloj abuziviteti jashtë çdo lloj përpjekje për të nxjerrë këtë proces i cili për hir të së vërtetës, kishte në mënyrë të padiskutueshme kishte anën e vetë dramatike dhe katrastofale, por kishte nga ana tjetër edhe anën tjetër të efiçenës së plotë të një shteti, të një pushtetit në të gjitha nivelet, të një solidariteti të paparë ndonjëherë” tha Berisha. Më tej Berisha kërkoi nga Komuniteti Ndërministror i Emergjencave blerjen e të gjitha pamjeve satelitore me dinamikën e tyre nga dita e parë gjer në ditën e fundit të përmbytjes, mbi bazën e këtij studimi duhet të ndërmerret një proces i ri atë të përpjekjes maksimale, që uji që rrethoi Shkodrën dhe rrethinat të mos mund të ushtrohet ose të përjashtohet në shkallën më maksimale shërbimi i saj në fatkeqësi natyrore. Kryeministri deklaroi gjithashtu se duhet të kryhet thellimi i Bunës por edhe disiplinimi i derdhjes së ujërave. “Duhet të plotësohet argjinatura e Bunës nëse ka nevoja, këto janë projekte të mëdha që kanë efektet e tyre pozitive. Një projekt jashtëzakonisht serioz mbeten ultësirat, Dajçi, Bushati, Ana e Malit, Velipoja aty mbrojtja do të bazohet vetëm në një sistem, kullimi, digat, argjinaturat se përndryshe me këto ndryshime klimaterike ne mund ta humbasim dhe ne nuk duhet të humbasin asnjë pëllëmbë tokë” tha Berisha. Berisha kërkoi nga ministria e Bujqësisë që këtë vit të përqendrojë të gjitha potencialet e saj të kullimit në këtë zonë. Kryeministri Berisha kërkoi që t’i kushtohet një vëmendje të veçante post-përmbytjes. Ai tha se gradualisht njerëzit do të rikthehen në shtëpitë e tyre të dala tani nga përmbytja por aty ata anë një problem serioz me gjënë e gjallë duke kërkuar nga emergjencat të planifikojnë të gjithë ndihmën dhe mbështetjen me rezervat të sigurohet sa më shumë bazën ushqimore.