Shkodër – Banorët protestojnë kundër ndërtimit të centralit bërthamor

Protesta ka filluar rreth orës 10:00 në bulevardin Zogu i Parë, në formë marshimi. “Jo centralit bërthamor në Shqipëri” apo “ Të bëhemi aktiv sot që të mos bëhemi radioaktiv nesër” etj, ishin parullat që mbanin në duar qytetarët. Një ndër organizatorët e këtij manifestimi, Mentor Bimi i ka bërë thirrje klasës politike që të mos përdori Shkodrën për qëllime politike përmes deklaratave të tyre pro dhe kundër centralit bërthamor. Bimi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë ti bashkohen kësaj proteste. Protesta është ndjekur edhe nga disa media të Malit të Zi, të cilët theksojnë se qëllimi i ardhjes së tyre në Shkodër është për të parë se si studentë dhe organizata shqiptare protestojnë kundër ndërtimit të centralit bërthamor. Qytetarët e Shkodrës kanë hedhur idenë e krijimit të një ligji kundër ndërtimit të centraleve bërthamore. Protesta e djeshme në Shkodër përkon me shpërthimin në Cernobil më 26 prill të vitit 1986, i cili solli pasoja të rënda në mbarë Europën.

Advertisement