Shkodër – Arrestohet autori i dy plagosjeve

Arrestimi i tij u bë pasi ky person dje në mbrëmje tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i plepit” në qytetin e Shkodrës, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë duke i lënë të plagosur lehtë, 21-vjeçarin Gj. Marashi dhe 24-vjeçarin A.Vatnikaj, të cilët ndodhen në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe shërbimet policore janë vënë menjëherë në ndjekje të tij, duke bërë të mundur kapjen e tij pas disa orësh në një banesë të të afërmve. Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materialet në ngarkim të tij iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprat penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”.

Advertisement