Ngjarja konfirmohet nga burimet policore të Shkodrës, sipas të cilave, të ndaluarit janë konkretisht Ndoc Marashi, 60 vjeç, me detyrë kryeplak i fshat Vilë dhe i biri i tij 33-vjeçar Pjerin Marashi, që të dy lindur dhe banues në Koman. Arrestimi i tyre u bë pasi në bazë të informacioneve të marra nga ana e policisë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sativa, si dhe armë zjarri e municione, të cilat i mbanin pa leje. Konkretisht u sekuestruan rreth 15 kg bimë narkotike kanabis sativa; 1 armë zjarri automatik; 1 armë gjahu çifte si edhe një sasi e konsiderueshme fishekësh, të modeleve të ndryshme. Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të dy të lartpërmendurve, Ndoc dhe Pjerin Mareshi, do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale të “Shpërdorim detyre”, “Kultivim dhe mbajtje te bimëve narkotike” si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.