Të ndaluarit janë Fatmir Lushaj, 39 vjec, lindur e banues në fshatin Luz i Vogël të Kavajës; Kreshnik Bagosi, 22 vjeç, lindur e banues në fshatin Vorrezen të Kavajës; Paskualin P., 16 vjeç, lindur e banues në Plazhe të Velipojës si edhe Mirjan Rrasa, 21 vjeç, lindur e banues në fshatin Reç të Velipojës. Ndalimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë ndihmuar të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin me Malin e Zi, me destinacion Italinë kundrejt shpërblimit 3.500 – 3.800 Euro, 4 të mitur. Ata tashmë rezultojnë të kenë konsumuar veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.